Home ShowBiz Aurela këndon me të bijën. Arsyeja do iu përlotë
Aurela këndon me të bijën. Arsyeja do iu përlotë
0

Aurela këndon me të bijën. Arsyeja do iu përlotë

0
0

Vetëm kush e ka parë live e kupton se Aurela Gaçe nuk është vetëm zëri brilant i skenës shqiptare dhe një femër me energji shpërthyese. Ajo është një artiste e kompletuar, mama e dy vajzave dhe një bashkëshorte e devotshme, mbi të gjitha ajo është një artiste me zemër të madhe. Këtë gjë e ka dëshmuar jo pak herë! I është bashkuar pa kushte, nismave me karakter social, bamirës, duke pasur një mision të qenësishëm që në krye të herës, t’u kthejë sadopak buzëqeshjen njerëzve, dhe aty ku ka vend për ndihmë, të jap më shumë nga vetja, çka tregon se humanizmi është çështje që buron së brendshmi tek ajo.

Aurela Gaçe është pikërisht kjo artiste që i zotëron të gjitha! E duam sa herë del në skenë, sa herë publikon një këngë të re, por mbi të gjitha ajo adhurohet nga fansat e shumtë, për mënyrën se si ajo i thotë dhe i bën gjërat. Ashtu siç i vijnë natyrshëm, flet edhe për kauza të mëdha. Një prej tyre ishte edhe koncerti që u organizua në datë 11 Prill, në sheshin Skënderbej, “Një këngë për jetën”, ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer.

Por, gjatë performancës, ka qenë vajza e madhe e këngëtares e cila i ka kërkuar  që të ngjitet në skenë. Kjo gjë e ka emocionuar pa fund Aurelën, e cila ka postuar një foto me të në instagram, bashkë me disa fjalë shumë prekëse.

https://www.instagram.com/p/Bhe8QwvAUTT/?taken-by=aurelagaceofficial

Link: https://www.instagram.com/p/Bhe8QwvAUTT/?taken-by=aurelagaceofficial

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bhe8QwvAUTT/?taken-by=aurelagaceofficial