0
0
“Bukra” është një nga personazhet më të dashur të “Potokallisë”. Steriotipi i femrës histerike me luhatje të herpashershme humori ka rezultuar shumë i sukseshëm.
Mjaft energjike dhe kreative, “Bukra” duket sikur ka veshur edhe individualitetin e aktores Albana Perhati.
Sot ajo feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar vetë aktoria në Instastoryn e saj. “36 po si 16 ama”- ka shkruar aktorja krahas fotos.
Ndërkohë, në foton tjetër “Bukra” shfaqet duke buzëqeshur dhe ka ndarë me të gjithë dëshirën e saj:
“Ndihem si fëmijë. Jam një Piter Pan. Sdua të rritem. Pikë.”
Link: https://www.instagram.com/pipialbana/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel