Home ShowBiz Ja ç’mendon Klaudia Pepa për ndryshimet e Tiranës
Ja ç’mendon Klaudia Pepa për ndryshimet e Tiranës
0

Ja ç’mendon Klaudia Pepa për ndryshimet e Tiranës

0
0

Balerina profesioniste Klauda Pepa, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj në Itali, ka ardhur të qëndrojë disa ditë në Tiranë.

Ajo po shfrytëzon këto ditë jo vetëm për t’u takuar me familjarët e saj, por edhe për të shijuar shëtitjet dhe kafet në kryeqytetin shqiptar sëbashku me miqtë e saj.

E duket se kjo periudhë pushimi po i pëlqen jashtë mase.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe një foto të realizuar në pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme, teksa shkruan se ndihet e lumtur që po sheh një Tiranë e cila po ndryshon.

“Tirana ime. E lumtur teksa shoh që Tirana po ndryshon”, thekson balerina e njohur. Sa herë që bukuroshja poston foto, imazhet bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ndërkohë që tashmë ajo është kthyer në një personazh publik edhe në Itali.

https://www.instagram.com/p/BhZEBw9F6L8/?taken-by=klaudiapepa

Link: https://www.instagram.com/p/BhZEBw9F6L8/?taken-by=klaudiapepa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bcm2Yt5llFS/?taken-by=klaudiapepa