Home ShowBiz Armina Mevlani tregon marrëdhënien me vjehrrin dhe vjehrrën. A i thërret babi e mami?
Armina Mevlani tregon marrëdhënien me vjehrrin dhe vjehrrën. A i thërret babi e mami?
0

Armina Mevlani tregon marrëdhënien me vjehrrin dhe vjehrrën. A i thërret babi e mami?

0
0

Në programin me fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar edhe blogerja Armina Mevlani. Si të gjithë të ftuarit edhe Armina nuk u shpëtoi pyetjeve ngacmuese të fëmijëve në panel.

Një ndër pyetjet interesante të fëmijëve ishte se a u thërret mami dhe babi vjehrrës dhe vjehrrit.

“Është një traditë që e respektoj, por gjithmonë u kam thirrur me emra Lili dhe doktori”, tha ajo.

Ndër të tjera Armina foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me ish-kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten Lili. Ajo u shpreh se Berisha gjithnjë e ndjek në daljet e saj televizive dhe merr këshilla nga ai. Ndërsa theksoi raportin e ngushtë që ka me Lilin, e cila e mëson për shumë gjëra, veçanërisht receta gatimi.

Link: https://youtu.be/8enclY2HrVA?t=320

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan