Home ShowBiz “Ai ma tha vetë” Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku
“Ai ma tha vetë” Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku
0

“Ai ma tha vetë” Kimikati tregon sa lekë ka bërë Bes Kallaku

0
0

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Kimikati, ka treguar se u bë pjesë e “Portokalli”-së pasi njohu Bes Kallakun.

Ai është shprehur se edhe nëse do ta kishte një ofertë me pagesë më të mirë nga një emision tjetër, sërish nuk do ta ndërronte me “Portokalli”-në.

“Sepse ka mbi 15 vite si emision dhe akoma nuk ka një emision humori që të jetë më i mirë se ‘Portokallia’. Dhe me uljet që ndoshta ka pasur Portokallia me sezone prap nuk ka pasur emision tjetër sepse akoma promovon shumë të rinj dhe ka një staf të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Po si nisi të punonte në “Portokalli”? Kimikati tregoi se filloi punë falë Bes Kallakut. Mes batutave dhe humorit, i ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’, Olsi tregoi se Besi nuk i ka marrë asnjë lekë sepse ka bërë boll.

“Besi ma tha vetë me thënë të drejtën, unë kam bërë lekë, kam bërë boll, jepi tani, lëshohu. Edhe me vërtetë që ka bërë, unë jam akoma..”

Ai tregoi fillimisht se është njohur me Bes Kallakun në një forum rinor. Më pas shkoi atje për të ‘gjuajtur’ gocat e LRI-së por përfundoi në audicionet e “Portokallisë”.

 

Link: https://youtu.be/-ZUO8Kd_rzU?t=221

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYkU1DnLfw/?taken-by=olsibylyku1