Home ShowBiz ‘Kimikati’ do iki nga Portokallia?
‘Kimikati’ do iki nga Portokallia?
0

‘Kimikati’ do iki nga Portokallia?

0
0

Ai u bë i njohur në Portokalli me rolin e Kimikatit e tashmë Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur nga publiku.

Vetë plastika e tij, intonacioni dhe qetësia me të cilën e bën batutën, janë prurje krejt të reja në skenën e “Portokalli”-së.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ai është shprehur se nuk do ta ndërronte Portokallinë me asnjë emision tjetër humori.

Ai tregoi se edhe nëse do ti vinte ndonjë ofertë me pagesë më të mirë nga një emision tjetër do qëndronte në Portokalli.

Dajana Shabani: Nëse do të vinte një ofertë tjetër nga një konkurrent i Portokallisë, do të largoheshe?

Olsi Bylyku: Jo

Dajana Shabani: Për asnjë arsye?

Olsi Bylyku: Për asnjë arsye

Dajana Shabani: As për lekë më shumë?

Olsi Bylyku: Jo, sepse ka mbi 15 vite si emision dhe akoma nuk ka një emision humori që të jetë më i mirë se Portokallia. Dhe me uljet që ndoshta ka pasur Portokallia me sezone prap nuk ka pasur emision tjetër sepse akoma promovon shumë të rinj dhe ka një staf të mrekullueshëm.

Link: https://youtu.be/-ZUO8Kd_rzU?t=1015

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel