Home ShowBiz Përse Salsano i kërkoi falje të shoqes në emision?
Përse Salsano i kërkoi falje të shoqes në emision?
0

Përse Salsano i kërkoi falje të shoqes në emision?

0
0

Të martuar prej vitesh çifti Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli kanë edhe dy vajza të vogla, Margi dhe Amal. Dje Erjona së bashku me motrën e saj opinionisten sportive Mikela Kakeli ishin të ftuara në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku morën edhe një mesazh nga aktori.

“Salsano fluturon tani, po i shikoj një anë që nuk e kisha parë më parë. Ai është shumë i kujdesshem, me Margin kalon më shumë kohë, e merr çdo pasdite dhe e shëtit. Salsano më ka nxjerr në pah Erjonën me të qeshur. Ne jemi bashkë prej 13 vitesh”, tha Erjona.

Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderoi bashkëshorten duke thënë për të fjalët më të mira.

“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza. Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë. Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Salsano.

Link: https://youtu.be/sQ1FZla5Wls?t=95

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel