Një nga banoret më të përfolura të “Big Brother 5”, Gentjana Gjalpi, ose siç e njohim shkurt Genta është atraksion natyral vëmendje. Falë rrjeteve sociale, jo vetëm ajo, por edhe shumë nga ish banorët e “vazhdojnë” ende Big Brother-in.
Vajza rebele që e jetonte jetën siç i vinte brenda dhe jashtë Bigut, ka munguar në intervista, por ama është shumë aktive në rrjete sociale.
Së fundmi në Instastory ajo ka hedhur një foto duke lexuar librin e Blendi Fevziut “Enver Hoxha”. Por duket se po na “mashtron” si me lezet, pasi libri është i kthyer përmbys në krah të kundër të leximit.
Genta pyet ndjekësit të lexojë apo të shkojë në palestër, por duket se e ka ndarë mendjen për të dytën.
Link: https://www.instagram.com/genta.91/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgHfKFDljX6/?taken-by=genta.91