Home ShowBiz Mihrije Braha i del para burrit me flokë rozë. Reagimi i tij është i pabesueshëm
Mihrije Braha i del para burrit me flokë rozë. Reagimi i tij është i pabesueshëm
0

Mihrije Braha i del para burrit me flokë rozë. Reagimi i tij është i pabesueshëm

0
0

Këngëtarja e njohur në mbarë trojet shqiptare,  Mihrije Braha, qe e ftuar dje në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Këngëtarja u komplimentua shumë për pamjen nga moderatorja. Ndër të tjera Mihrija tregoi edhe një detaj të rëndësishëm që lidhet me pamjen e saj. Kujtojmë se vite më parë ajo i ka patur flokët rozë, një trend i kohëve të fundit, por këngëtarja e ka provuar më herët.

Ndokujt mund t’i shkojë në mendje se për shkak të moshës bashkëshortit të saj mund të mos i ketë pëlqyer një transformim i tillë. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Siç u shpreh këngëtarja ai e ka pëlqyer transformimin e saj vite më parë.

“Unë i thashë që do t’i bëja flokët pink dhe ai më tha: Bëji si të duash. Mua më pëlqyen shumë kur pashë veten dhe të gjithë ata që ishin në parukeri mi pëlqyen. Kur erdhi Naimi t’më marrë i dola tek dritat e makinës dhe i thashë: A po t’pëlqejnë? Dhe ai më tha se i pëlqyen. Nuk e kam patur asnjëherë problem që t’i ndryshoj’, tha Mihrija, duke na treguar një aspekt mjaft europian të të shoqit.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dn0YZiksSIE

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgnjzreBZJN/?taken-by=mihrijebraha