Home ShowBiz Mihrije Braha tregon një histori të jashtëzakonshme gjatë luftës
Mihrije Braha tregon një histori të jashtëzakonshme gjatë luftës
0

Mihrije Braha tregon një histori të jashtëzakonshme gjatë luftës

0
0

Mihrije Braha është një figurë nga më të njohurat e skenës shqiptare. Publiku e do dhe identifikohet me shumë këngët e repertorit të saj. Ditën e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe tregoi gjithçka mbi karrierën dhe jetën e saj.

Në një video mesazh të përgatitur për të, motra e Mihrijes tregoi se këngëtarja është shumë humane, mundohet t’i ndihmojë sa më shumë njerëzit. Pas kësaj Mihrija ka treguar një histori shumë prekëse dhe frymëzuese në të njëjtën kohë. “Ishte koha e luftës kur bombardimet sapo kishin nisur, më telefonuan nga Dukagjini dhe më thanë se një vajzë 7 ose 8 vjeçe kishte bojkotuar ushqimin. Ajo s`kishte më dëshirë të bënte asgjë. I ati kishte dalë në mal. Unë shkova, e takova, folëm dhe iu rikthye dëshira për të vazhduar. Fjalia e parë që i tha të atit në momentin kur e telefonoi i shqetësuar ishte: Babi, unë tani e kam shoqe Mihrije Brahën. Nuk kishte gjë më të bukur. Ajo sot duhet të jetë 26 vjeçe”, – ka treguar Mihrija.

Link: https://youtu.be/8oTEaXibbgg?t=1509

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bhzau1DlKV0/?taken-by=rudinamagjistari