Home ShowBiz Sinan Hoxha mahnit të shoqen me dhuratën që i bën për ditëlindje
Sinan Hoxha mahnit të shoqen me dhuratën që i bën për ditëlindje
0

Sinan Hoxha mahnit të shoqen me dhuratën që i bën për ditëlindje

0
0

Sinan Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Andrra janë ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata kanë dhe një djalë të vogël i cili quhet Ansi. Të dy janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, dhe jo pak herë i shprehin dashurinë njëri-tjetrit në publik. Por ditën e sotme Andrra feston ditëlindjen, dhe si gjithmonë, Sinani ka ditur si ta surprizojë bashkëshorten e tij bukuroshe.

Andrra ka ndarë me ndjekësit e saj dhuratën që ka marrë nëpërmjet një video. Në video shohim një tufë të madhe me trëndafila dhe orkide të bardhë. Në mes të luleve qëndron një unazë me një zafir të madh në mes dhe gurë të vegjël rreth tij. Padyshim dhuratat kanë qenë të panumërta dhe Andrra ka ndarë disa imazhe edhe me ndjekësit e saj.

Ata janë vërtet me fat që kanë njëri-tjetrin.

1762439763895285947_557110855

Link: https://www.instagram.com/andrradestani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BYq_jG0gHYv/?taken-by=andrradestani