Pasi e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si një 20-vjeçare fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan” nuk u kursyen në pyetje ndaj saj.
Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?
“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.
A do doje të bëje një bebe tjetër?
“Ç’të të them tani…”
Çun apo gocë?
“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.
Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.
Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë.
Link: https://youtu.be/pDhfxvNgS7I?t=405
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan