Home ShowBiz “Kisha menduar t’ia bëja shoqes sime, por u martova vetë me të.” Ornela Gaçe rrëfen njohjen me të shoqin
“Kisha menduar t’ia bëja shoqes sime, por u martova vetë me të.” Ornela Gaçe rrëfen njohjen me të shoqin
0

“Kisha menduar t’ia bëja shoqes sime, por u martova vetë me të.” Ornela Gaçe rrëfen njohjen me të shoqin

0
0

E ftuara e mbrëmshme në studion e “Rudina” ka qenë gazetarja e njohur Ornela Gaçe. Ajo tregoi për fillimet në karrierë dhe jetën jashtë televizionit. Ajo tregoi momente nga dasma dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin Rezeart Kadija.

“Unë jam martuar në vitin 2006 dhe në 2011-ën ka ardhur në jetë Vivian. Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë.

Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqeronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe”, tregoi Ornela.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7ajG4KAinG0

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan