Turjan Hyska dhe Orinda Huta pas dasmës janë vendosur në një shtëpi në Kodrën e Diellit, shtepi të cilën e kishim parë në setin e përgatitjes së saj për dasmën dhe ndoshta edhe në ndonjë postim Instagrami, por këtë herë hapësira moderne që Turi dhe Orinda e kanë arreduar sipas shijes së tyre,mund të shihet në gjithë madhështinë e vet.
Orinda ka qenë pjesë e emisionit ‘Për drekë me mua’ rubrikë e ‘Të dielës shqiptare’ dhe duke qenë se dreka do të ofrohej në shtëpinë e saj u dha mundësia t’iu tregojmë disa ambjente të shtepisë ku ajo dhe Turjan Hyska jetojnë prej një viti tashmë. Duhet të themi që një detaj shumë i bukur ishte edhe një pusulle në derën blu në hyrje të shtëpisë, ku shkruhej se në atë shtëpi kishte shumë dashuri. Orinda tregoi se kujdesej shumë dhe përpiqej që në të të mos mungonin asnjëherë lulet apo gjelbërimi. Ajo tregoi gjithashtu se ishte një amvisë shumë e mirë dhe se i pëlqente shumë gatimi.
Link: https://youtu.be/lROySADteh0?t=1055
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan