Home ShowBiz Rrëfen Dritan Hila: Si e propozova Rudina Xhungën poshtë shtëpisë
Rrëfen Dritan Hila: Si e propozova Rudina Xhungën poshtë shtëpisë
0

Rrëfen Dritan Hila: Si e propozova Rudina Xhungën poshtë shtëpisë

0
0

Të ftuar së fundmi në emisionin e Rudina Magjistarit, gazetarja Rudina Xhunga dhe publicisti Dritan Hila kanë rrëfyer sesi janë njohur bashkë.

Sot Rudina Xhunga dhe Dritan Hila janë dy profesionistë të gazetarisë dhe ndër çiftet më të njohur të ekranit.

Hila u shpreh se në fillim Xhunga e kishte ftuar në emisionin e saj dhe se takimi i tyre kishte qenë disi i çuditshëm. “Rudina më mendonte se isha 60 vjeç unë. Po kur më pa më tha: ‘Pse ti qenke Dritani’”.

Ndërsa pas disa takimesh bashkë Dritani tregoi se ishte dashuruar me Rudinën.

“I propozova një libër për të lexuar. Pastaj nuk u takuam më dhe hodha hapin për të pirë një kafe me të. Vazhduam të takoheshim deri sa i propozova një ditë poshtë shtëpisë së saj. Pasi i propozova Rudina më tha: ‘Jam pak si dhi e egër unë kështu që do mendohem’”, rrëfeu publicisti.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dwRPWIF32wk

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiP4HzIFrYv/?hl=en&taken-by=rudinamagjistari