Home ShowBiz Për një “Like” në facebook rrezikon martesën
Për një “Like” në facebook rrezikon martesën
0

Për një “Like” në facebook rrezikon martesën

0
0

Një “like” në ‘Facebook’ mund të rrezikojë një marrëdhënie të konsoliduar shumë vjeçare, mund të prishë një familje.

Sepse ky veprim për Arturin, ishte vazhdimi i një gabimi më të madh që ai kishte bërë vite më parë, duke shkelur kurorën bashkëshortore. Tek “Ka një mesazh për ty” ai ka treguar historinë 18 vjeçare të dashurisë me Manjolën me të cilën ka dhe dy fëmijë. Ata kanë patur plot peripeci që prej lidhjes së tyre por më e madhja ka kulmuar atëherë kur Manjola zbuloi se Arturi kishte një lidhje paralele. Por pavarësisht gjithçkaje, Manjola e gjeti forcën dhe i dha një shans tjetër vazhdimësisë së familjes me Arturin. Mesa duket dashuria e tyre ishte më e fortë se sa tundimet që vinin nga jashtë.

Më shumë se kushdo, Manjola e dinte rëndësinë e familjes sepse prindërit e saj ishin divorcuar kur ajo ishte 7 vjeçe dhe dashurinë që duhej t’ia jepnin prindërit e gjeti tek gjyshërit. E ëma e braktisi ndërsa babai më shumë qëndronte në emigracion. Arturi është njohur me Manjolën kur ajo ishte 15 vjeçe dhe vinte për vizitë tek tezja e saj, në lagjen e Arturit që në atë kohë ishte 24 vjeç. Për shkak se familjet nuk ishin dakord për lidhjen e tyre, Arturi u detyrua ta “rrëmbejë” Manjolën pas gjashtë muajsh nga njohja e tyre. Kjo ishte sfida e tyre e parë sepse çdo gjë e ndërtuan bashkë, pa ndihmën e askujt.

Për më tej mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/uycvGlZKL-A?t=50

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan