Home ShowBiz Deri në ç’pikë e influencon Luana Vjollca jetën femërore? Shihni ç’bën Besa Kokëdhima në “Xing”
Deri në ç’pikë e influencon Luana Vjollca jetën femërore? Shihni ç’bën Besa Kokëdhima në “Xing”
0

Deri në ç’pikë e influencon Luana Vjollca jetën femërore? Shihni ç’bën Besa Kokëdhima në “Xing”

0
0

Eshtë interesante se si shembujt e suksesit shpesh influencojnë aq shumë tek ne sa fillojmë të asimilojmë gjithnjë e më shumë tipare ngjashmërie vizuale dhe jo vetëm.
Në botën e koklavitur të showbizzit janë fare pak divat të cilat po ua hodhe një herë sytë, nuk ua shqit më. Ato kanë stil, klas, tempreament, talent dhe kreativitet.
Një ndër këdo figura pa asnjë mëdyshje është edhe Luana Vjollca e cila perceptohet si një ndër figurat e rëndësisë së veçantë në televizion.
Komentuesit shpesh mahniten nga paraqitja e saj dhe arrinë deri aty sa ta pyesin nëse ajo është nga ky planet. Adhurimi ndaj saj është shumëplanësh dhe koleget, le të themi, ose personazhe të tjerë të të njëjtit nivel, shpesh e marrin shabllon stilin e saj për ta aplikuar tek vetja.

Mbrëmjen e së shtunës, në emisionin e Ermal Mamaqit, qenë të ftuara Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.
Nuk mund të mos vinim re se tek kjo e fundit ngjashmëritë e stilit të paraqitjes me Luanën, i kapërcenin kufijtë e koicidencës. Në paraqitjet e saj me fustan të shkurtër të bardhë, me vetullat, flokët i njëjti model e ngjyrë, make-upi etj, Besa ishte shembëlltyrë e Luana Vjollcës në puntatat më të mira të “Shiko kush Luan”.
Në videon e mëposhtme mund të shihet paraqitja që bëri Besa në “Xing me Ermalin”. Gjykoni vetë!

Link: https://youtu.be/mJqVQXJjweo?t=2820

Link: https://youtu.be/8D7fCEE5mYk?t=61

https://www.instagram.com/p/BigdOtEHmdi/?taken-by=besaofficial

Link: https://www.instagram.com/p/BigdOtEHmdi/?taken-by=besaofficial

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel / ©Tv Klan