Home ShowBiz “Në 97’ shkoja të jepja lajmët me tank…” Habit Eni Vasili
“Në 97’ shkoja të jepja lajmët me tank…” Habit Eni Vasili
0

“Në 97’ shkoja të jepja lajmët me tank…” Habit Eni Vasili

0
0

Eni Vasili, Iva Tiço dhe Orinda Huta morën pjesë në rubrikën “Për drekë me mua” në emisionin “E Diela Shqiptare”.

Përveç gastronomisë padyshim që gjatë rubrikës u fol edhe aspekte interesante të jetës publike.

Teksa po drekonin në shtëpinë e gazetares Eni Vasili, dietologia Blerina Bombaj Troci i kërkoi asaj që të ndante me to ndonjë eksperiencë të veçantë që Vasili ruan nga vitet e hershme kur kishte filluar të punonte si gazetare.

Kështu, Eni ka ndarë një histori aspak të zakonshme, kur në vitet 97’ që ishte ende studente në fakultet, ajo jepte edicionin qëndror të lajmeve të orës 20:00 në ekranin e TVSH. Mirëpo, aspekti më i çuditshëm ka qenë mjeti i udhëtimit me të cilin Vasili shkonte për në punë.

“Unë kam kujtime të tjera nga ’97-ta. Unë në atë kohë jepja lajmet. Po ju them një gjë, që e ruaj akoma; kam një leje të jashtëzakonshme qarkullimi, dhe shkoja të jepja lajmet nga shtëpia ime për në televizionin shqiptar me tank,” tha gazetarja, ndërsa vajzat e tjera mbetën paksa të habitura nga ky rrëfim.

Gazetarja e njohur gjatë kësaj kohe ka qenë vetëm 21 vjeçe dhe rrëfeu se inpostohej në rolin e një personi më të rritur, për tu dukur e besueshme dhe profesionale.

Link: https://youtu.be/aTlWrmeh_s8?t=1784

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207825300170066&set=ecnf.1221806006&type=3&theater