Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i mirnjohur Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në “Top Show”, ku ka folur për eksperiencën e tij në festivalin e Eurovisionit.
Në një moment gjatë mbrëmjes, ai është pyetur nëse është hutuar sadopak nga prania e Eleni Foureira në Eurovision. Këngëtare mjaft seksi dhe që tërhoqi vëmendjen e shumë meshkujve, përfshirë edhe atë të Ermal Metës, konkurrentit tjetër shqiptar që përfaqësonte Italinë.
“Eleni dukej e rrezikshme, vajzë shumë e dëshiruar nga meshkujt, edhe mund të të hutonte”, e ka pyetur Osmani Eugentit, ndërsa përgjigjia e tij jo vetëm që i ka shtangur të gjithë, por edhe do ia ketë bërë zemrën mal të fejuarës së tij.
“Varet nga shijet. Eleni s’futet tek shijet e mia. Unë e kam në krah, e zgjodha për thjeshtësinë dhe shpirtin”, ka thënë këngëtari për Andian, të fejuarën e tij.
Pas kësaj Genti u pyet për ndonjë dasmë në horizont dhe ai tha se nuk i pëlqente dasmat, por do preferonte një darkë me njerëzit e zemrës. Por për këtë ende nuk ka një datë.
Link: https://youtu.be/Toq5g3_WYOo?t=43
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel