Home ShowBiz Dy muaj pasi u bë nënë, Floriana Garo lajmëron rikthimin në televizion
Dy muaj pasi u bë nënë, Floriana Garo lajmëron rikthimin në televizion
0

Dy muaj pasi u bë nënë, Floriana Garo lajmëron rikthimin në televizion

0
0

Ajo është cilësuar si një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila vetëm dy muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila prej një kohe të gjatë është shkëputur jo vetëm nga televizioni, por edhe nga rrjetet sociale, kjo edhe për shkak se po i dedikohet rritjes së vogëlushes së saj, Adia-s.

Në një video live që Floriana ka bërë disa orë më parë në Instagram, moderatorja i është përgjigjur pyetjes së një fansi se kur do t’i rikthehet televizionit.

Do të rikthehem në ekran. Për momentin jam duke bërë një jetë me detyra më ndryshe, më të vlefshme. Por sigurisht që do të rikthehem”, u shpreh ajo gjatë bisedës me fansat në videon live.

Ndërkaq, Floriana po ashtu u ka shuar të gjithëve kureshtjen, duke u premtuar se një ditë do ta bëjë publike edhe fytyrën e gocës, pasi për momentin ajo është shumë e vogël.

Kujtojmë se Florianën për herë të fundit e pamë duke moderuar emisionin “Jo vetëm modë”.

f1_1526907655-275418

f2_1526907655-2892306

Link: https://www.instagram.com/florianagaro/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiwXOv6g9IU/?taken-by=florianagaro