Moderatori i mirnjohur Alban Dudushi qe një ndër protagonistët e mbrëmshëm “Në kurthin e Piter Pan”.
Një prej fëmijëve ishte i interesuar të dinte se pse ishte ndarë nga ish-gruaja e tijdhe kjo pyetje e sikletosi jo pak Dudushin.
I zënë ngushtë, Dudushi u shpreh: “Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me gruan time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”-u përgjigj Albani.
Link: https://youtu.be/O5zZ8SetbA4?t=601
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan