Debatet mbi ardhjen në Shqipëri të këngëtarit grek Notis Sfakianakis pas deklaratave raciste kundër shqiptarëve vijojnë ende.
Rasti më i fundit ka qenë ai i emisionit “Top Show” transmetuar në “Top Channel”, ku midis të ftuarve ka qenë edhe gazetari Denis Dyrnjaja i cili ka botuar një shkrim mbi këtë çështje.
Në artikullin e tij gazetari e ka vendosur theksin tek fakti që arti dhe politika nuk kanë përse përzihen me njëri-tjetrin dhe se nacionalizmin ta tregojmë për çështje më të rëndësishme kombëtare. Sipas tij Notis vjen në Shqipër si këngëtar dhe jo si përfaqësues politik.
Të ftuarit në studio kanë pasur këndvështrime të ndryshme për këtë çështje të cilën shumica e kanë konsideruar si ofenduese për shqiptarët. Këtë debat duket se e ka ndjekur edhe këngëtari Blero i cili e mbështet qëndrimin e Denisit, madje edhe i ka kërkuar të largohet nga emisioni.
“Sa njeri i madh që është Denisi. Më vjen keq me kë je duke debatuar, me debila vëlla. Largohu nga Top Show”- ka shkruar Blero mbi foton Dyrnjasë që ka publikuar në Instastory.
Link: https://youtu.be/bXBqkZX4n7A?t=120
Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgUMOHmFOMc/?taken-by=bleromuharremi