Bukuroshja prej disa kohësh nuk është pjesë e ekranit, por së fundmi në portale të ndryshme është publikuar lajmi se ajo ka deklaruar se nuk do të ishte më kurrë pjesë e tyre.
E kontaktuar nga Pop Culture në Top Channel, ajo ka sqaruar se edhe pse nuk ka plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, për të mbetet një opsion i hapur.
“Nuk kam plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, por mbetet një opsion i hapur për mua. Kënaqësia për të qenë pjesë e ekranit është e madhe”, mësohet të ketë deklaruar Floriana Garo, duke hedhur poshtë pretendimet e publikuara në portale ditët e fundit se ajo ka vendosur të mos kthehet më kurrë në ekran. Rikthimi i saj është çështje kohe.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=QT3h7oLcMu4
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiHdwBYg7VB/?taken-by=florianagaro