Gazetari, analisti dhe së fundmi moderatori i njohur, Mustafa Nano, këtë javë do luaj një “stand up comedy”, e cila titullohet “Nuk ka kurva në këtë botë”. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka rrëfyer se hera e tij e parë ka qenë një eksperiencë traumatike për të.
“Ne flasim me turp për seksin ndërkohë që është kënaqësi e kësaj bote. E shohim si mallkim, por është bekim, qejf”, ka thënë Nano, duke treguar se këtë eksperiencë do ta sjelli edhe në shfaqjen e tij. “Hera ime e parë ka qenë me një grua me eksperiencë. Ishte tronditëse, traumatike sepse kam qenë një gjë e virgjër, kam qenë një produkt librash, isha pak i ndrojtur. Tani nuk jam më dhe kur shoh Muç Nanon e moshës 15-vjeçare them si ka mundësi”,tha Nano.
Link: https://youtu.be/UhlEuG_Kt0k?t=930
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjIhN8XlVko/?taken-by=rudinamagjistari