Home ShowBiz Publikohet bashkëpunimi i Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam, për Kampinatin Botëror FIFA 2018
Publikohet bashkëpunimi i Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam, për Kampinatin Botëror FIFA 2018
0

Publikohet bashkëpunimi i Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam, për Kampinatin Botëror FIFA 2018

0
0

Secili prej tyre në stilin e vet ashtu siç i njohin adhuruesit e tyre, kanë gërshetuar zërat për të sjellë një këngë që do e dëgjojmë ngado gjatë kësaj vere.

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, ditën e sotme herët në mëngjes është publikuar kënga “Live it up”, e cila do të jetë himni zyrtar i Kampinatit Botëror të FIFA 2018. Kjo këngë është një bashkëpunim midis Will Smith, Nicky Jam dhe këngëtares shqiptare Era Istrefit, dhe një produksion i Dj të famshëm, Diplo.

Kjo është një këngë mjaft ritmike dhe e denjë për një kompeticion të tillë festiv. Më poshtë mund të dëgjoni versionin audio të kësaj kënge, sakaq që po përpunohet edhe klipi.

Duhet theksuar se ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të këngëtares shqiptare Era Istrefi.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kFMZUxX6K6o

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjMXVGUD2Nt/?taken-by=strefie