Jonida Maliqi nga këngëtare e famshme njihet edhe si blogere e suksesshme.
Ajo është shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku tregon çdo ditë pasionin e saj për modën, duke bërë kombinime fantastike të rrobave dhe numëron një numër të konsiderueshëm ndjekësish, rreth 360 mijë.
Jonidën jemi mësuar që ta shikojmë me flokë brune, por mesa duket, këngëtarja ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Nëpërmjet disa fotove që ka publikuar në Instastory, Jonida ka zbuluar se tashmë ajo nuk është më brune dhe ka hyrë në grupin e bjondeve.
Jo vetëm që i ka lyer flokët, por Jonida edhe i ka shkurtuar shumë ato, duke pësuar një shndërrim rrënjësor.
https://www.instagram.com/p/BjHCOYIhCfN/?taken-by=jonidamaliqi
Link: https://www.instagram.com/p/BjHCOYIhCfN/?taken-by=jonidamaliqi
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjIHJexBvIb/?taken-by=jonidamaliqi