Home ShowBiz “Pusho more qen, pusho të thashë!”, sherr mes vëllezërve për pasurinë
“Pusho more qen, pusho të thashë!”, sherr mes vëllezërve për pasurinë
0

“Pusho more qen, pusho të thashë!”, sherr mes vëllezërve për pasurinë

0
0

“Shihemi në gjyq” është një ndër rubrikat më ndjekura të “E diela shqiptare”

Si çdo herë palët përfshirë në mosmarrveshje kanë një konflikt i cili ka nevojë për ndërmjetësim. Këtë fundjavë protagonistë kanë qenë dy vëllezër, për një kontraditë që po i shqetëson prej vitesh.

Rolandi dhe Arbeni, ndodheshin prej vitesh në konflikt për shkak të një biznesi familjar.

Gjithë problematika e familjes Resuli nis me blerjen e 100 krerë deleve në vitin 1992, duke krijuar në këtë mënyrë një fermë si biznes familjar. Protagonistët e seancës thanë se paratë për të blerë këto 100 krerë dele i ka dhënë Rolandi, i cili kishte punuar disa kohë në Greqi.

Fillimisht krerët e bagëtive i kishin të ndara, por babai i tyre Ismaili propozoi që tufa të bashkohej dhe të dy vëllezërit bashkë me të atin ta kenë të përbashkët këtë biznes, edhe pse Rolandi nuk ishte dakord.

Pas dhjetë vitesh punë tufa e bagëtive u shtua nga 200 në 1200 krerë. Me paratë e fituara nga ky biznes u ra dakord nga të gjitha palët që të ndërtohen 2 shtëpi; në njërën nga shtëpitë do të jetonte Arbeni me familjen, ndërsa në shtëpinë tjetër do të jetonte Rolandi bashkë me të atin.

Por konfliktet për çështje pasurie nuk kanë të sosur mes dy vëllezërve. Për më shumë mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/l10yFQTLWOs?t=257

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan