Home ShowBiz Përveç Klaudia Pepës ke tjetër motër? Alketa thumbon Albi Nakon
Përveç Klaudia Pepës ke tjetër motër? Alketa thumbon Albi Nakon
0

Përveç Klaudia Pepës ke tjetër motër? Alketa thumbon Albi Nakon

0
0

Albi Nako ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ndërsa nuk ka arritur të shmangë pyetjet me spec.

Fillimisht koreografi i njohur shqiptar është pyetur nga një prej fëmijëve nëse kishte motër ose vëlla, ndërkohë që ka qenë Alketa Vejsiu ajo që nuk ka arritur të stopojë veten.

Në kuadrin e shakasë moderatorja e ka pyetur t’i tregonte mbi këtë informacion, sepse deri më tani vetëm Klaudia Pepën njihte.

“Me të vërtetë o Albi, a ke motër ose vëlla ti se nuk e dimë, vetëm një dimë Klaudia Pepën”, ka thënë Alketa, ndërkohë që Albi ka filluar të qeshë teksa ka thënë se ka edhe një motër biologjike më të madhe.

Albi dhe Klaudia kanë qenë të martuar për disa vite, ndërkohë që batuta e Klaudias që e cilësonte Albin vëlla, u bë virale.

Link: https://youtu.be/CQBuA2RbtDI?t=370

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan