Home ShowBiz Çudit Irini Qiriako! Pa varrosur vjehrrin shkova në koncert
Çudit Irini Qiriako! Pa varrosur vjehrrin shkova në koncert
0

Çudit Irini Qiriako! Pa varrosur vjehrrin shkova në koncert

0
0

Këngët popullore të Irini Qirjakos mbeten në zemrat e publikun shqiptar. Ajo është një nga figurat më të shquara të skenës dhe të gjithë kanë kujtime me këngët e saj.

Pasditen e djeshme, artistja e mirnjohur ishte e ftuar te “Rudina”, ku foli më shumë për vështirësitë që artistët hasin, dhe sidomos kur bëhet fjalë për të kënaqur publikun.

Këngëtarja ka treguar një një rast personal, ku i ka habitur të gjithë: “Sapo u nda nga jeta vjehrri, ende pa u varrosur u detyrova ta lë në krevat në shtëpinë e vjehrrës e të nisesha në koncert. Ishte shumë e vështirë sepse vjehrri, mua më ka dashur shumë. Mirëpo sa u ngjita në skenë, kënga më bëri të harroj gjithçka. Truri më punonte vetëm te kënga, artisti ka një përgjegjësi shumë të madhe në skenë. Janë të detyruar të harrojnë gjithçka dhe t’i dedikohen publikut. Asgjë tjetër nuk ekziston për ta.” – tregoi Irini.

Link: https://youtu.be/-icRPI0E8hY?t=411

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjX51naF6oy/?taken-by=rudinamagjistari