Home ShowBiz I adhuruar si pak personazhe të tjerë. Shihni çfarë bëjnë për Noizyn, fansat e vegjël
I adhuruar si pak personazhe të tjerë. Shihni çfarë bëjnë për Noizyn, fansat e vegjël
0

I adhuruar si pak personazhe të tjerë. Shihni çfarë bëjnë për Noizyn, fansat e vegjël

0
0

Noizy është një nga reperët më të famshëm në të gjitha trojet shqiptare dhe këngët e tij dëgjohen nga miliona shqiptarë. Fansat e tij i përkasin çdo lloj moshe dhe ky konstatim është mëse i vërtet. Jo vetëm moshat e reja e dëgjojnë Noizyn, por edhe fëmijët e vegjël janë fansa të ‘zjarrtë’ të reperit. Këtë e ka vërtetuar vet Noizy nëpërmjet disa videove që ka hedhur ditën e sotme në Instastory. Siç duket, reperi ka qenë duke xhiruar një klip të ri dhe vendndodhja e tij është zbuluar nga një grup fëmijësh, të cilët përpiqen që të shikojnë reperin, duke i bërë foto e video.

Një vajzë mundohet të shikojë reperin nga jashtë dritares së shtëpisë brenda së cilës është Noizy, ndërsa në disa video të tjera, reperi ka dalë jashtë për të përshëndetur tufën e fëmijëve të cilët sa vijnë dhe shtohen më shumë në numër, duke brohoritur emrin e reperit dhe duke i bërë foto.

Pra, nëse mendonit se fëmijët dëgjonin të njëjtat këngë siç dëgjonit ju kur ishit të vegjël, po gaboheni. Noizy tashmë është kthyer në një idhull jo vetëm për të rriturit.

Ndiqni videot:

Link: https://www.instagram.com/zinizin/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BguFES_FRju/?taken-by=zinizin