Home ShowBiz “U diagnostikua me kancer”, Bledi Strakosha shpërthen në lotë gjatë emisionit
“U diagnostikua me kancer”, Bledi Strakosha shpërthen në lotë gjatë emisionit
0

“U diagnostikua me kancer”, Bledi Strakosha shpërthen në lotë gjatë emisionit

0
0

Ditën e djeshme, Bledi Strakosha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Moderatori i njohur ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe planet e së ardhmes.

Strakosha ka folur për momentet e bukura dhe të vështira që ka kaluar. Një ndër këto moment prekëse dhe të vështira për të ishte marrëdhënia që ai ka krijuar me qentë e tij, Willy dhe Ushi.

Ai tregoi se Ushi është diagnostikuar me kancer dhe se për të, ky është një ndër momentet më të vështira në jetë.

“Ushi bën 15 vite në Tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës. Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha. Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenës. Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës. E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish. Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë. Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”,tha Bledi.

Link: https://youtu.be/GmPxiR6UxjA?t=46

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan