Humbi djalin 3 ditë pas lindjes, Irini Qirjako tregon për herë të parë historinë e dhimbshme
Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar Irini Qirjako ka rrëfyer për herë të parë publikisht një histori të dhimbshme nga jeta e saj.
Këngëtarja rrëfeu për “Ditë e Re” se i ka vdekur djali i saj 3 ditë pas lindjes. Ajo solli në jetë binjakë, por vetëm vajza arriti ia doli të mbijetojë.
“Unë jam mami i një goce, Riviolës. Kisha dy fëmijë, një cun dhe një gocë, bëra binjakë por nuk që e thënë që të më rronte cuni. Vdiq ditën e tretë të lindjes. Kam vajzën, është doktoreshë ne Gjermani.”, tha Irini ndërsa ndau edhe vështirësinë në punë dhe ndihmën e madhe që i jep familja e saj, veçanërisht bashkëshorti, i cili kujdeset që ajo të jetë e fortë dhe në gjendje të mirë emocionale.
“Ne artistët jemi shumë të forta por në momente pune voluminoze dhe që ka një përgjegjësi të madhe sigurisht që kemi ndihmë nga familja. Bashkëshorti im më ndihmon kur kam shumë punë sepse gjendja ime shpirtërore duhet të jetë e qetë, që të mos sëmuresh sepse po të fus duart në ujë ftohem”, tregoi Qirjakodhe më tej vijoi:
“Duhet një kujdes shumë i madh. Enët i lan bashkëshëshorti, nuk e ka problem. I them që t’i fusë në lavastovilje, por nuk pranon, thotë se i lan me kënaqësi dhe se nuk e ka problem. Është profesioni jonë që është shumë delikat dhe i vështirë. Nuk duhet abuzuar asnjëherë sepse kjo na rëndon neve, të bllokon për punën që ke”.
Link: https://youtu.be/TNrxjCv_IJs?t=682
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News