Soni Malaj është diskutuar gjithnjë për lidhjet e saj dhe kjo qe një pikë në të cilën u ndalua gjatë në “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn.
Ajo u martua me Mirkon vetëm pak kohë më parë, por u ndanë pasi sollën në jetë një vajzë.
Tani ajo është e lidhur prej tre vitesh me Klevin, të cilin shumë e etiketojnë si xheloz, por këngëtarja bukuroshr ka treguar si qëndron e vërteta.
Rudina Dembacaj e pyeti se si do ta përkufizonte marrëdhënien me Klevin
Dhe Soni tha se ata të dy janë shumë të pjekur. “Nuk është se jemi në të 20-at dhe lëmë zënkat, dramat. Është marrëdhënie e pjekur, është me këmbë në tokë, e menduar mirë dhe dashuria është prezente, por mbi të gjitha respekti dhe mirëkuptimi.”
Mes të tjerash Soni u shpreh edhe mbi planet për dasmë. Në këtë pikë ajo është tërësisht kundër dhe arsyetimin e solli me një shprehje të urtë popullore, “Kur digjesh nga qulli, i fry edhe kosit!”
Për më tej ndiqni videon:
Link: https://youtu.be/BF3a-lPLWq4?t=1444
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News