“Duke shijuar pushimet, me dashurinë time”. Kështu shkruan futbollisti Taulant Xhaka, i cili këto ditë fillim qershori, po bën pushime përrallore.
Ai ka zgjedhur si destinacion Balin, ku po pushon në një resort luksoz. Xhaka në këto pushime shoqërohet nga e fejuara Arbnora Nuredini, ndaj së cilës vazhdimisht bën deklarata dashurie.
Futbollisti ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale fotografi nga vendi ku po pushon, ku duket një parajsë e vërtetë.
Taulanti dhe Arbnora u fejuan pak muaj më parë, në një ceremoni familjare. Çifti duket shumë i dashuruar dhe Arbnora si një vajzë tejet simpatike, ka rrëmbyer zemrën e futbollistit shqiptar.
https://www.instagram.com/p/BjmiBKZltge/?utm_source=ig_embed
Link: https://www.instagram.com/p/BjmiBKZltge/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BjooCXfFjVY/?taken-by=tx.34
Link: https://www.instagram.com/p/BjooCXfFjVY/?taken-by=tx.34
https://www.instagram.com/p/BjoyUtXFzdv/?taken-by=tx.34
Link: https://www.instagram.com/p/BjoyUtXFzdv/?taken-by=tx.34
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjoyUtXFzdv/?taken-by=tx.34