Home ShowBiz Ermal Mamaqi nuk gjen rehat me velinat. Po afron largimi i Kejvinës…
Ermal Mamaqi nuk gjen rehat me velinat. Po afron largimi i Kejvinës…
0

Ermal Mamaqi nuk gjen rehat me velinat. Po afron largimi i Kejvinës…

0
0

Kejvina Kthella është një personazh unik në ekranin televiziv shqipëtar. Për vetë mënyrën se si iu prezantua publikut, për vetë mënyrën se si mori famë dhe për rolin që luan në ekran, nuk ka një të dytë si ajo.

Ajo bëri bujë që herën e parë që u bë pjesë e botës së spektaklit me një performancë shumë të nxehtë ku u përfol se nuk kishte veshur mbathje.

Sakaq Kejvina ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet me të kuqe dhe Ermali i përmend detajin se dalja e saj e parë ishte pikërisht me të kuqe.

Ende pa përfunduar fjalinë Mamaqi, Kejvina ka pohuar se kjo dalje do të jetë e fundit, ndërsa kur e ka pyetur Ermali se përse e thotë këtë, velina ka thënë që do të ikë.

Shaka ose paralajmërim, vetëm koha do e tregojë. Nuk do ishte hera e parë e largimit të një veline mjaft të njohur. Kujtojmë se Kejvina zëvendësoi një vajzë mjaft të pëlqyer e komentuar publikisht si Rashel Kolaneci.

https://www.instagram.com/p/Bjm3OAABGPf/?taken-by=kejvina_kthella

Link: https://www.instagram.com/p/Bjm3OAABGPf/?taken-by=kejvina_kthella

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiH8FB9j7zM/?taken-by=kejvina_kthella