Home ShowBiz Pas Turjan Hyskës, Tv Klan “rrëmben” një tjetër moderator të njohur
Pas Turjan Hyskës, Tv Klan “rrëmben” një tjetër moderator të njohur
0

Pas Turjan Hyskës, Tv Klan “rrëmben” një tjetër moderator të njohur

0
0

TvKlan sezon pas sezoni pasurohet me emra të medhej të televizionit. Kujtojmë se një lëvizje e bujshme ka qenë ajo e sezonit të shkuar, kur Marina Vjollca iu bashkua këtij ekrani.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që i janë bashkuar këtij televizioni, ndër ta Ermal Mamaqi, por edhe Turjan Hyska që konfirmoi kalimin e tij në Klan.

Por nuk mbaron këtu. Së fundmi është Albi Isakaj, i cili ka qenë pjesë e edicionit të kaluar të ‘Dance with me’ në Tv Klan, ku dhe mesa duket ka në planë të qëndrojë për shumë gjatë. Në emisionin “Rudina” ku ishte i ftuar ditën e sotme, Albi rrëfeu se më shumë për jetën personale, dhe planet e ardhshme në profesionin e tij.

Ai tregoi dhe ai nuk do të jetë më pjesë e ‘Intv’ pasi do ti bashkohet televizionit Klan me një emision të tijin. Programi do të ketë të bëjë me talentet e reja, por Albi nuk zbulon më shumë për momentin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YJFbWJf_uYM

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjskHm-Fgdh/?taken-by=rudinamagjistari