Home ShowBiz Ka thumbuar Fevziun për largimin nga Klan-i?! I indinjuar sqaron Ardit Gjebrea
Ka thumbuar Fevziun për largimin nga Klan-i?! I indinjuar sqaron Ardit Gjebrea
0

Ka thumbuar Fevziun për largimin nga Klan-i?! I indinjuar sqaron Ardit Gjebrea

0
0

Kryefjalë në mediat online është largimi i Blendi Fevziut nga Tv Klan. Vendim ky ende për tu marrë, por që sipas deklarateve të palëve është shtruar si çështje për diskutim.

Dy ditë më parë Ardit Gjebrea kishte ditëlindjen ku e festoi me stafin dhe drejtuesit e Tv Klan.

Sipas disa mediave, ai u shpreh se “Gjenerali do e bente televizionin edhe me të rinj”. Kaq mjaftoi që në media të përhapej fjala se kjo i drejtohej Blendit.

Ai e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë duke hedhur poshte edhe vetë fjalët konkrete të përdorura: “Po pse gënjeni? Po ku e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është pronari.

Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në “Klan” dhe jam me fat që vijoj të jem me “E diela Shqiptare”,pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte.

Ku hyn Fevziu këtu? Por sigurisht ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje”.

2018-06-08 13_10_04-Ardit Gjebrea - Home

Link: https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare/photos/a.453249864804.250896.43225919804/10154095458634805/?type=1&theater