Home ShowBiz Deri në mëngjes me shishe alkooli në dorë. Publikohen pamje nga ditëlindja e çmendur e Roza Latit
Deri në mëngjes me shishe alkooli në dorë. Publikohen pamje nga ditëlindja e çmendur e Roza Latit
0

Deri në mëngjes me shishe alkooli në dorë. Publikohen pamje nga ditëlindja e çmendur e Roza Latit

0
0

29 vjetori i moderatores së njohur Roza Lati, duket se ka qenë i paharrueshëm.

Ajo që në orët e para të mëngjesit të asaj dite publikoi në profilin e saj një video shumë sensuale, ku shfaqej e zhveshur e mbuluar me trëndafila të kuq.

Mirëpo në atë ditë moderatorja kishte mbledhur të gjithë miqtë e saj më të ngushtë dhe familjarët dhe kishte festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Pamjet nga festa e saj e çmendur moderatorja ka vendosur që ti bëjë publike së fundmi.

Në disa video dhe foto që Roza ka publikuar disa orë më parë në Instastory, shihet se në ditëlindjen e saj të 29 ajo e ka djegur me shoqërinë e saj.

Në pamjet e publikuara Roza shfaqet duke u argëtuar në maksimum aq sa askush nuk e ka pasur mendjen që të bëjë foto dhe video, prandaj siç ka treguar moderatorja filmimet nga ajo mbrëmje janë të pakta, për këtë arsye të gjitha videot që ka postuar ja kanë dërguar miqtë e saj. Ama në fund gjendet një video ku Roza duket me shishe në dorë, teksa ka zbardhur dita.

Link: https://www.instagram.com/roza_lati/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkDnsZqAgDE/?taken-by=roza_lati