Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, pak kohë më parë u përfshi në një skandal me kolegun e saj të partisë, Ervin Salianjin, mbi disa biseda erotike mes tyre, të cilat u publikuan.
Në media u publikuan mesazhe ekplicite, por deri ditën e djeshme, Grida nuk kishte folur mbi këtë çështje.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Duma u shpreh se këto komente kanë qenë baltosje të emrit të saj nga ana e medias. “Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe. Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush”, është shprehur Grida mbi këto mesazhe, duke mos dashur të flasi më tej, për frustrimin që i ka sjellë kjo çështje.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-7eMF5MY91g
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkDrMuHlqKc/?taken-by=rudinamagjistari