Triumfoi në “DWTS” por nuk e shijoi siç duhet. Soni Malaj flet për prapaskenat e pakëndëshme
Soni Malaj ka sjellë dy projekte mjaft interesante në tregun ndërkombëtar të muzikës, në bashkëpunim me të mirnjohurin Jowell. Por në anën tjetër ajo është edhe fituesja e ‘Dancing with the stars’ dhe kjo ka qenë një përvojë që ka lënë mbresa te Soni.
E ftuar në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, ajo tregoi ndjesitë e finales. Ermali që në nisje të bisedës i tha se nga ekrani u ndje një mërzitje e saj, teksa Soni tregon çfarë ndodhi:
‘Ndodhën disa gjëra në sallë, më vunë shumë në siklet. Mendoja që publiku nga ekrani do shikoj disa gjëra jo të mira. S’më pëlqejnë fjalët banale në sallë, aq më tepër kur vllai im, mamaja, tezja ime ishin aty. Kur kalohet në banalitet më duket sikur nuk i përkas më atij ambjenti, asaj skene’.
Këngëtarja vijoi duke thënë se këtë shqetësim u përpoq ta ndante dhe në Instagramin e saj ku falenderonte ndjekësit qytetarë në sjellje.
Link: https://youtu.be/5eLH1dqbRkc?t=782
Link: https://www.youtube.com/watch?v=iDLbdzN3dFQ
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_kHmvFPeUkg
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkFBI0snbVO/?taken-by=soni_malaj