Home Aktualitet Plas sherri live mes Arben Derhemit dhe Laert Vasilit për teatrin. Nuk kursehen fyerjet personale
Plas sherri live mes Arben Derhemit dhe Laert Vasilit për teatrin. Nuk kursehen fyerjet personale
0

Plas sherri live mes Arben Derhemit dhe Laert Vasilit për teatrin. Nuk kursehen fyerjet personale

0
0

Teksa jepte mendimin e tij pro prishjes së Tatrit Kombëtar në një emision, aktorit Laert Vasili i ndërhyn në telefonate aktori Arben Derhemi duke u përballur me të në një polemikë të ndezur.

Ai u shpreh se nuk kishte fare pune me atë djalin aty, pra Laertin dhe tha se ai ka të tjera interesa që është pro prishjes së teatrit sepse më parë Laerti, sipas Arbenit, ka qenë kundër.

Debati arriti kulmin kur Arbeni shprehet se i vjen turp për këtë situatë dhe me 6 kullat e 40 kate ndërsa teatrit vetëm 40 përqind dhe përparësi i jepet restoranteve dhe kafeve.

Arbeni shprehet gjithashtu se njerëzit që e quajnë teatrin kapanon, janë militante dhe njerëz pa karakter si ai që është në studio, por Laerti i’u kundër përgjigj duke i kujtuar një shfaqje të vitit 2008 me një regjisor grek i cili sipas Laertit donte t’i vinte kazmën gjithë produksionit dhe Derhemi doli kundër të gjithë aktorëve dhe përqafoi regjisorin në fjalë.

Në momentin që aktori Arben Derhemi ka shprehur se të gjitha partitë politike, duke përfshire edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta janë pro mos prishjes se Teatrit Kombëtar, Laert Vasili është revoltuar duke mos denjuar të përgjigjet dhe e quan Arbenin një parazit dhe i rikujton se në 2008 i është qare për një rrol në Teatrin Kombëtar.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=ymuCkZENIok

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/107232903912/photos/a.10151656376978913.1073741824.107232903912/10151656380663913/?type=3&theater / https://www.instagram.com/p/BjEeCHIFjQW/?taken-by=arben.derhemi