Home ShowBiz Shuplaka e priftit ndaj foshnjës qe skandaloze, por Gent Zenelaj ka një mesazh kuptimplotë për videos virale
Shuplaka e priftit ndaj foshnjës qe skandaloze, por Gent Zenelaj ka një mesazh kuptimplotë për videos virale
0

Shuplaka e priftit ndaj foshnjës qe skandaloze, por Gent Zenelaj ka një mesazh kuptimplotë për videos virale

0
0

Një prift frances ka acaruar të afërmit e një fëmije dhe komunitetin në tërësi, pasi ai ka goditur me shpullë foshnjen i cili nuk ndalte së qari gjatë pagëzimit. Dikush nga familjarët i përcolli pamjet skandaloze online dhe ato morrën dhenë duke shkaktuar një reagim serioz nga shumë figura të njohura. Po ashtu kjo video u komentua gjerë e gjatë edhe në rrjetet sociale në vendin tonë. Ndër personazhet e showbizzit, reagoi me forcë modelja e famshme Emina Çunmulaj, e cila nuk e fshehu aspak indinjatën.

Por situata përshkallëzoi në përgjithësime dhe në ofeza ndërfetare. Këtu ka ndërhyrë me një koment në profilin e tij në facebook aktori Gentian Zenelaj, duke shprehur shqetësimin e tij ndaj përshkallëzimit të reagimeve dhe fyerje me kahje fetare, ka shkruar:
“E pashe videon e priftit qe godet fëmijën dhe u shokova…e pafalshme e papranueshme…e shëmtuar…e ndyrë…e poshtër sjellja e tij….por kur lexova komentet e njerezve…kur lexova përgjithësimet për të sharë një fe dhe për te ngritur një tjetër…kur pashë të materializuar shprehjen “ngrihu prift të ulet hoxha” ose edhe “ngrihu hoxhe të ulet prifti….pashë në komente te pergjithësohen ne përdhosje mijera njerëz të fesë për të lartësuar të tjerë ndjeva krrupë…ndjeva krrupë në shpirt…
Une jam nga familja me besim mysliman…ama im vëlla për zgjedhje personale eshte katolik i pagëzuar.. gruaja ime është orotokse…e fëmijët e mi ..si të dojë zoti e si të zgjedhin vete..O komentues mbajeni gjuhen o njerëz…mos ngulni gozhda të ndryshkura në zemrat tuaja e ne mendjet e atyre që lexojnë komentet tuaja.”

2018-06-22 10_51_32-Facebook

Link: https://www.facebook.com/gentian.zenelaj

Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4750036604158&set=pb.1692418002.-2207520000.1529657695.&type=3&theater