Home ShowBiz Nuk ka më komplekse pas operacionin në hundë, por Xhensila Pere tregon pse e shtyu kaq shumë ndërhyrjen
Nuk ka më komplekse pas operacionin në hundë, por Xhensila Pere tregon pse e shtyu kaq shumë ndërhyrjen
0

Nuk ka më komplekse pas operacionin në hundë, por Xhensila Pere tregon pse e shtyu kaq shumë ndërhyrjen

0
0

Xhensila Pere, pak muaj më parë bëri publik faktin se kishte kryer ndërhyrje në hundë. Dhe këtë  gjë kishte plot 7 vite që dëshironte ta bënte.

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”, modelja e njohur shqiptare, ka rrëfyer momentet kur mori vendimin për t’iu nënshtruar ‘thikës’, duke rrëfyer se ajo nuk i kërkoi mjekut që t’ia shndërronte hundën si të një personazhi të famshëm, por thjesht e donte atë perfekte.

“Gabimi që nuk kam bërë para ndërhyrjes në hundë ishte që nuk kam marrë foton e dikujt tjetër për t’ia treguar mjkut. Madje, me të qeshur, i kam kërkuar “të lutem mos më ndrysho atë stil. Dua të jem e njëjta Xhensilë, vetëm me një hundë perfekte”, është shprehur modelja.

Po ashtu, Xhensila ka treguar arsyen që e bëri publike operacionin për të gjithë publikun. Sipas saj, është mungesë respekti që të mos t’ia thoshte publikut, i cili prej vitesh e mbështet atë. “Më duket fyerje inteligjence ta fsheh para publikut këtë gjë. S’mund ta bësh përpara publikut që të njeh dhe të ka mbështetur për të qenë aty ku je. Pa sekrete, pa kamuflime fotosh e pa mashtrime të tipit “jam rritur”, është shprehur Xhensila tashmë e çliruar nga koplekset e mëparshme.

Link: https://youtu.be/FJgwM0CoFyY?t=1043

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkS1PPNAqqA/?taken-by=xhensilapere_