Që prej 2009-s kur ajo u njoh me Shqipërinë, Andresa Ambrosio vendosi që të vazhdonte jetën e saj këtu. Ajo që ishte parashikuar si një eksperiencë 6-mujore tashmë ka kapërcyer 9 vite.
E ftuar në emisionin “Top Arena” përballë Edi Manushit, Andresa zbuloi pse i pëlqen të jetojë më shumë në Shqipëri dhe një nga arsyet është ushqimi. E shijon shumë pulën me pilaf, po ashtu edhe gjellën me bamje. E pyetur për djemtë shqiptarë, ajo u përgjigj: “Unë nuk kam provuar çuna shqiptarë, nuk e di, por mendoj se janë të mirë”.
Ndërsa prej kohësh ndodhet në një lidhje, Andresa u pyet për detajet e dasmës që do të donte të organizonte.
“Çfarë do të kërceje në dasmë, samban braziliane apo napolonin shqiptar?”, Andresa u përgjigj menjëherë: “Tallava”, por pa dhënë më shumë informacione specifike.
Foto:©Top Channel
Link: https://www.instagram.com/andresaambrosioofficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjn6uAdnf2J/?taken-by=andresaambrosioofficial