Home ShowBiz Pas sherrit me Noizyn flet Gold Ag: “Ne nuk…”
Pas sherrit me Noizyn flet Gold Ag: “Ne nuk…”
0

Pas sherrit me Noizyn flet Gold Ag: “Ne nuk…”

0
0

Dikur shokë për kokë e madje edhe me bashkëpunime muzikore mes tyre, këtu përmendim “Ca i bonet Vetes”.

Megjithatë, sot Noizy dhe Gold Ag nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe nuk është zbuluar akoma arsyeja përse ata janë zënë.

I ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës”, Gold Ag ka rrëfyer se ai vazhdon që mos të flasi më me Noizyn dhe kur u pyet se me cilin do të bënte duet midis Noizyt e Getit, ai zgjodhi Getoarin. Por, pavarësisht se janë zënë dhe nuk kanë kohë që flasin, Gold Ag, i njohur ndryshe si Arian Agushi, ka një opinion të mirë për reperin e njohur.

“Ka kohë që nuk e kam parë dhe as nuk kemi folur. Do e respektoj gjithmonë si personazh. Të kqijat që i kemi duhet t’i përbijmë”, është shprehurGold Ag në lidhje me Noizyn.

Link: https://youtu.be/iQBcVRet8pY?t=341

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8olXufZj4Og

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bkhiyw4l7v0/?taken-by=arianagushiages