Home ShowBiz Provokohen nga simbolet kombëtare, serbët e Rahovecit ndërpresin “dasmën” shqipëtare
Provokohen nga simbolet kombëtare, serbët e Rahovecit ndërpresin “dasmën” shqipëtare
0

Provokohen nga simbolet kombëtare, serbët e Rahovecit ndërpresin “dasmën” shqipëtare

0
0

Inskenimi i një dasme me simbole kombëtare në Rahovec të Kosovës, është konsideruar si provokim me bazë etnike nga komuniteti serb i zonës.

Inskenimi në fjalë po realizohej si pjesë e një klipi muzikor nga Labinot Rexha. Ky i fundit me anë të një mesazhi të gjatë në instagram bën me dije se ka urdhëruar ndërprerjen e xhirimeve për të mos i dhënë shkak përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Komuniteti serb në Rahovec njihet si më të integruarit me pjesën tjetër të popullsisë shqipëtare.

Rexha thekson se shfaqja e simboleve kombëtare në klip është jo me qëllim provokimi, por për t’iu përshtatur sa më saktë një dasme tradicionale me konstume dhe simbole autoktone.

Gjithsesi, sipas asaj që thotë vetë Labinoti, puna për klipin ka vijuar diku tjetër dhe sigurisht nuk do mungojnë skenat e realizuara ne Rahovec. Klipi në fjalë mban titullin “Çika e babës”, duke iu referuar nuses së re dhe pritet të publikohet gjatë ditës së nesërme.

Reagimi i plotë i Labinot Rexhes mbi ngjarjen:

“Ky ishte thjesht nje xhirim i videoklipit i parapare ne nje pjese te qytetit tim ku kam kaluar femijerine. 
Ashtu si ne te kaluaren, edhe sot ajo eshte pjese e Rahovecit per te cilen jam krenar.

Por, skenari ishte me motive tradicionale dhe fliste per nje martese te cilen e simuluam me aktore dhe me produksion serioz. Por, kjo eshte cilesuar si provokim.

Dua te sqaroj opinionin qe ne nuk kemi pasur qellim provokimi dhe jemi befasuar me reagimin e serbëve, pasi qe te gjthe ne Rahovec kemi besuar se ata jane me te integruar se te gjithe serbet ne pjese tjera te Kosoves.

Reagimi i tyre ishte provokim dhe kryekeput veprim politik. Eshte ofendim ndaj meje dhe gjithe Rahovecit e te gjithe shqiptareve. 
Une isha ai qe urdherova nderprerjen e xhirimeve, per te shmangur tensionet e metutjeshme nder etnike te cilat u ngriten prej vet serbebe pa asnje nevoje. E bera kete per te miren e prosperitrtit dhe integritetit multi etnik ne Kosove dhe xhirimet i perfunduam diku tjeter, por do te kete skena edhe prej atyre xhirimeve edhe pse u penguan.

Thellwsisht shpresoj se serbet do te kuptojne se simbolet shteterore dhe kombetare jane pjese e jona qe na takon e jemi krenar dhe nuk e perdorim si mjet per te provokuar. ”

https://www.instagram.com/p/BlDCvOuAFxH/?taken-by=labinotrexha_

Link: https://www.instagram.com/p/BlDCvOuAFxH/?taken-by=labinotrexha_

https://www.instagram.com/p/Bk-X7jEAX9b/?taken-by=labinotrexha_

Link: https://www.instagram.com/p/Bk-X7jEAX9b/?taken-by=labinotrexha_

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-X7jEAX9b/?taken-by=labinotrexha_