Home ShowBiz Së afërmi Blerim Destani në një film me John Travoltën dhe Morgan Freeman
Së afërmi Blerim Destani në një film me John Travoltën dhe Morgan Freeman
0

Së afërmi Blerim Destani në një film me John Travoltën dhe Morgan Freeman

0
0

Blerim Destani ka filluar xhirimet për rolin e tij si Lorenzo Rodriguez në filmin më të ri “The Poison Rose”.

Me regji nga George Gallo dhe bazuar në novelën e Richard Salvatore, në këtë film, marrin pjesë aktorët legjendarë si John Travolta dhe Morgan Freeman. Xhirimet e filmit kanë filluar që në muajin maj në Savannah, ndërkohë që nga fotot e publikuara nga aktori shqiptar, shihet se ky film trajton disa ngjarje që ndodhin në vitet 1970.

Nga veshja, personazhi i aktorit të njohur shqiptar, dallohet që ka të bëjë me një djalosh meksikan që ka një stil të tijin karakteristik.

“The Poison Rose” trajton historinë e një ish-ylli futbolli, i cili gradualisht krijon një simpati për një vajzë që ndodhet në telashe. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

Duhet thënë se Destani po bën një punë të jashtzakonshme me aktrimin dhe hapat e tij, falë talentit, po e çojnë shumë lart.

https://www.instagram.com/p/Bk8a2oGndIs/?taken-by=blerimdestani

Link: https://www.instagram.com/p/Bk8a2oGndIs/?taken-by=blerimdestani

https://www.instagram.com/p/BkuZrFLHlXb/?taken-by=blerimdestani

Link: https://www.instagram.com/p/BkuZrFLHlXb/?taken-by=blerimdestani

https://www.instagram.com/p/BkTFzpeHmqA/?taken-by=blerimdestani

Link: https://www.instagram.com/p/BkTFzpeHmqA/?taken-by=blerimdestani

https://www.instagram.com/p/BlCJn6qHXEm/?taken-by=blerimdestani

Link: https://www.instagram.com/p/BlCJn6qHXEm/?taken-by=blerimdestani

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkuZrFLHlXb/?taken-by=blerimdestani / https://www.instagram.com/p/BjpwqymDVG5/?taken-by=johntravolta