Ajo është përfolur e kritikuar shpesh herë për kilogramët e tepërt, por mesa duket nuk do t’ia di për fjalët e tepërta.
Bebe Rexha është vendosur shpeshherë në qendër të vëmendjes, veç të tjerash për shkak të pasmeve të saj bombastike.
Disa fansa e kanë akuzuar se përdor photoshop ndërsa disa të tjerë e kanë vënë në qendër të kritikave për shkak se ka shtuar peshë. Por kjo gjë për Bebe Rexhën nuk përbën problem.
Ajo shprehet se i dashuron të pasmet e saj të mëdha dhe se është e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën e saj. Këngëtarja u kërkoi fansave që ta duan për atë që është pasi nuk ka ndërmend të ndryshojë.
“Janë reale, nuk janë photoshop. Kam fituar peshë sepse jam njeri dhe më pëlqen që të ha. Dhe kur ha të pasmet e mia zmadhohen akoma më shumë.
Por e dini çfarë? Mua më pëlqejnë të pasmet e mia të mëdha. Jo çdo këngëtare duket të ketë masën 0, të jetë e dobët dhe me pamje modelje.
Nëse kjo është ajo që doni nga unë atëherë nuk do e gjeni. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time.” shprehet Rexha.
https://www.instagram.com/p/BlJHepVgWmW/?taken-by=beberexha
Link: https://www.instagram.com/p/BlJHepVgWmW/?taken-by=beberexha
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be1315DATXz/?taken-by=beberexha