Home ShowBiz “Dashnia jem” e Bardh Ramadanit një dashuri plot ndjenja
“Dashnia jem” e Bardh Ramadanit një dashuri plot ndjenja
0

“Dashnia jem” e Bardh Ramadanit një dashuri plot ndjenja

0
0

Në një ambient të hapur natyre, dhe me ngjyrat e një pikture në dorë, në këtë klip Bardhi është shfaqur përveç si këngëtar edhe si piktor. Ai i i këndon dashurisë së tij, një dashuri për të cilën lutet që çdo ditë ta takojë.

“Për çdo ditë po lutem ty për me taku, bukuria jote xhane m’ka shkatërru. Ata sy si qielli s’po muj me i harru, çdo ditë e çdo natë jetojnë në mu”. Janë këto fjalët me të cilët Bardhi nis fillimin e këngës së tij, fjalë përmes së cilave i këndon gruas e cila ia ka marrur zemrën.

Natyra, dashuria, piktura, zëri dhe muzika, janë mbledhur së bashku për të krijuar një projekt shumë të spikatur dhe të veçantë për publikun. Por kjo s’do të mund të ishte ndryshe kur është thurur me aq mjeshtëri virtuoze nga i madhi Hekuran Krasniqi, i cili as kësaj rradhe nuk dëshpëron me muzikën dhe orkestrimin e tij.

“Unë ende shpresoj se një dite do takoj, ta shtrengoj dorën tënde, dhe fort t’përqafoj. Moj dashnia jem ti je në zemren tem, edhe një jetë unë t’kisha pas prap ty t’kisha dasht”, është refreni ritmik i këngës e cila të ngelet në mendje.

Deri më tani kënga po ecën mirë dhe po vazhdohet të pëlqehet nga adhuruesit e këtij stili.

Kënaqësinë për të dëgjuar këtë këngë, ju jep vetëm platforma më e madhe shqiptare ArkivaShqip:

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=iQNMQelqj78