Home ShowBiz Çudit Enxhi Cuku: “Skenat erotike në filmat e mi, i shoh me të dashurin”
Çudit Enxhi Cuku: “Skenat erotike në filmat e mi, i shoh me të dashurin”
0

Çudit Enxhi Cuku: “Skenat erotike në filmat e mi, i shoh me të dashurin”

0
0

 

Enxhi Cuku është një nga aktoret e talentuara dhe mjaft e sukseshme, që duhet theksuar se nuk vjen si produkt i Akademisë së Arteve.  E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në ‘Repor Tv’, bukuroshja ka rrëfyer vështirësitë e rolit të saj në filmin e fundit si dhe skenat erotike që luajti në të.

Enxhi ka treguar se është një person shumë pa komplekse dhe në lidhje me skenat erotike në filmat që luan, Enxhi ka treguar se i dashuri i saj nuk është aspak xheloz.

“Ai është i një fushe tjetër, merret me marketing, por konsultohemi të dy për punët tona. Ai është shumë i thjeshtë, i përshtatshëm me mua dhe nuk e ka problem këtë gjë. Madje edhe nëse ulemi dhe shohim bashkë filmin, ai e kupton që aktrimi do më ndjekë gjithmonë, që përveç pasionit është puna ime. Nuk do rrija dot me dikë që nuk është si ai.”

Link: https://youtu.be/0YzMTXC45Xo?t=894

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjzafxjnkzq/?taken-by=enxhicuku